NDEROHET DHE VLERSOHET VEPRA E QERIM ABAZIT
PER KAUZEN EGJIPTIANE


Nën patronatin e Partia Liberale Egjiptiane - PLE dega në Fushë Kosovë,
e nën prezencën e IRDK-es, intelektualëve,veprimtareve të popullit Egjiptian, miqve dhe familjarëve të të ndjerit,
ashtu siq i ka hije një populli,të bashkuar, e që dine ti vlersojne figuart historike kombetare ,

Me datën 24.07.2014 në Fushë Kosovë, u mbajtë Tubim Komemorativ

me rastin e vdekjes së Ideologut , Patriotit dhe njërit ndër Ikonat kryesore ndër vite në çështjen e komunitetit Egjiptian në mbarë Ballkanin z.Qerim Abazit.

Me ketë rast i faleminderojmë nga zemra të gjithë të pranishmit për prezencen e tyre gjatë mbledhjës komemorative dhe ceremonisë së varrimt.
Veprimtatria, virtyti dhe qëllimi human i z. Qerim Abazit në qështjen e komunitetit Egjiptian do të duhej të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne.
Respekt ndaj veprës dhe humanizmit të z.Qerim Abazi.
Ju prezentojme disa foto nga mbledhja komomorative ne Kosove . . . . . kliko dhe shiqo


Poashtu Shoqata e Egjiptianeve Kosovarë „KLEOPATRA“ ne bashkepunim me LEK-un nga Zvicra
Të Dielen, me datën 28.09.2014 duke filluar prej ores 13, organizoi
TUBIM KOMEMORATIV kushtuar Veprimtarit të palodhur të Levizjes Egjiptiane, të ndjerit QERIM ABAZIT.

Ky tubim u mbajtë në qytetin Konstanz-Gjermani, nën prezencën e antarëve të IRDK-së, dega në Gjermani, Kryetarit të shoqatës Egjiptiane nga Albstadt Ebingen
si dhe nga nje numer i madh i familjes së të ndjerit, ku u vlersua lartë kontributi i Qerim Abazit dhënë cështjes sonë kombëtare egjiptiane në Kosovë/Ballkan.
Pas shumë konsultimeve të pranishmit erdhën në perfundim qe për veprimtarine e tij kushtuar egjiptianëve Kosovarë/ Ballkanik
i ndjeri Qerim Abazi te nderohet me një titull nderi, në Kongresin e ardhëshëm i cili pritet të mbahet.

Në linket e meposhtme nëse klikoni, mund të shiqoni video materialet nga Tubimi Komemorativ mbajtur në Kosove
dhe Tubimi Komemorativ mbajtur në Gjermani
.

 
Tubim Komomorativ
kushtuar të ndjerit Qerim Abazit në Kosovë


kliko në foto dhe shiqo video inqizimin
Tubim Komomorativ
kushtuar të ndjerit Qerim Abazit në Gjermani


kliko në foto dhe shiqo video inqizimin
 
Tubimin ne mbledhjen komomorative ne Gjermani e hapi Qel Neziri antare i kryesise se LEK-ut, ku iu djejtua mases me keto fjale:
Te nderuar zonja dhe zoterinj
E nderuara zonja Sevdije Abazi, e nderuara Familja Abazi

Jemi tubuar sot qe mbajme mbledhje komomorative per njeriun i cili edhe atomin e fundit e dha ne te mire te ceshtjes sone kombetare.
Qerim Abazi lindi dhe vdiq egjiptian. U vorros aty ku pati deshir ne Kosoven e tij te dashur per te cilen dha gjithqka, prandaj kemi nder te posaqem qe ne emer te shoqates Kleopatra nga Gjermania dhe LEK-u i Zvicres te cilet jane nikoqir sot, te ju pershendesim perzemersisht dhe te ju urojme mirseardhje ne kete tubim komemorativ.
Qe ne fillim ju lus qe me nje minut heshtje ti japim nderimet e fundit te ndjerit. Lavdi
Kam nderin qe te menyre te posaqme te pershendesim te nderuarin dr. Rubin Zemon i cili na erdhi musafir nga Maqedonija, pershendesim gjithashtu zoteriun Behar Sadiku nga Shqiperia, zonjen Robertina Ashouri, degen e IRDK-es nga Gjermania dhe zonjen Monika Ahmedoski
.
Milazim Alijaj, Kryetari i Shoqates Egjiptiane "KLEOPATRA"

Vllezer dhe motra, bashkekombas te nderuar,
Me lejoni qe se pari te ju pershendes dhe te ju falenderoj per ardhjen e juaj ne kete tubim te soteshem komemorativ kushtuar legjendarit te kombit tone, patriotit, heroit kombetar te ndjerit Qerim Abazit. Posaqerisht ne emrin tim personal, ne emrin e shoqates sone dhe te juajin e pershendesim edhe nje her doktorrin tone Rubin Zemon, sekretarin e Unionit Ballkano Egjiptas, bashkepuntor i ngushte i zoteri Qerim Abazit, prfesorin Behar Sadikun kryetarin e Shoqates Nefreta nga Shqiperia qe ardhja e tije ketu ne mesin tone ne kete tubim komemorativ tregon vepren, punen, afinitetin, vizionin e te ndjerit Qerim Abazi.
E pershendesim zonjen Robertina Ashouri, Kryetaren e Shoqates se Uninonit Ballkano-Egjiptiptas per Diaspore, mandej pershendesim Kryetarin e deges se IRDK-es per Diaspore me gjithe kryesin e vet zt. Muhamet Salihun, si dhe bashkepuntorin e ngusht prej dites se pare te levizjes kombetare zotriun Shemsi Kopili, gjithashtu pershendesim edhe kryesin e tij qe kane ardhe me 800, 100 kilometra sot ne kete tubim tone . Pershendes Kryetarin e LEK-ut te Zvicres, bashkepuntorin e ngushte e te ndjerit Qerim Abazi, Daut Lubojen por asnje moment nuk mund ta harrojme edhe kryesine se me te vertet kane treguar nje respekt shume te madhe per veprimtarin e levizjes sone kombetare te ndjerin Qerim Abazin.
Pershendesim te gjith juve ketu individ, bashkepuntore dhe familjen e te ndjerit Qerim Abazi.
Vllezer dhe motra, me lejoni qe ne emrin tim personal, ne emrin e te gjith anareve te kryesis se shoqates sone Kleopatra, ti shprehi ngusllimet tona ma te sinqerta familjes se te ndjerit Qerim Abazit, zonjes Sevdije Abazit, djemve Ekremit dhe Gazmendit, vajzave te Qerimit si dhe ashtu mbare familjes se te ndjerit pa marre parasysh se ku jetojn se Serbi, Mal te Zi, ne Kosove, ne ter ballkanin pra ne te gjtiha skajet e botes ku jetojn dhe punojn. Gjithashtu ngushllime te veqanta i shprehi bashkepuntorve siq thash edhe me pare, bashkepuntoreve dhe veprimtareve qe filluan levizjen tone kombetare e qe gjinden sot ne mesin tone, por i pershendesim edhe ata qe sot s´kane mundur me ardhe ne kete tubim tone komemorativ.
Vllezer dhe motra per te folur per veprimtarin e legjendarit tone Qerim Abazit, sigurisht se munde te flasim me jave...por per shkak te kohes dhe ne konuslim me organizatat qe sot marrin pjese ketu LEK, IRDK-en ...kemi vendos qe pak a shume te koncetrohemi ne disa pika qe sot duhet ti flasim per te ndjerin Qerim Abazi. Une tani do te flas per biografin e Qerimit, ku pastaj edhe bashkepuntoret e tij do te flasin per jeten dhe veprimtarin e Qerimit.


Qerim (Ajvaz) Abazi u lind me 25.09.1950 ne fshatin Vojnovc - Komuna e Shtimes.
Ne familje ka te shoqen, dy djeme dhe tri vajza. Qerimi, klasen e dyte e kreu ne vendlindje e klaset tjera te shkolles fillore i kreu ne Obiliq ku u shperngul familja e tij, kurse Shkollen e mesme Ekonomike ne Prishtine ku regjistroi Fakultetin Juridik. Ne vitin e katert te studimeve, per shkaqe te ndryshme beri nje pauze bukur te gjate, e pastaj iu kethye provimeve te mbetura qe dha me sukses dhe kreu Fakultetin Juridik.
Ne fillim punoi ne Biblioteken Popullore dhe Universitare te Kosoves ne Prishtine e pastaj ne „Banken Investive“ ne Sherbimin e puneve te pergjitheshme administrative - juridike.
Kohe te gjate Qerimi ishte Sekretar i Shoqates se Egjiptianeve te Kosoves e me vone u zgjodhe Kryetar i Bashkesise Nacionale te Egjiptianeve kosovare.
Ai kontaktoi me nje numer te madhe shkenctaresh mbi prejardhjen dhe etno-kulturen e Egjiptianeve ne Ballkan.
I lartepermenduri eshte nje nder iniciatoret dhe nenshkruesit e pare te Themelimit te Unionit Ballkanik te Egjyptianeve ne Oher te Maqedonise, ne Kuvendin e se cilit mori pjese.
Mbas dialogjeve te shumta mbi zgjedhjen e ceshtjes se Kosoves me dialog qe mbajti Qeveria e Serbise me te gjitha pakicat nacionale qe jetonin ne Kosove, e qe krahas te tjereve pjesemarres ishin edhe Egjiptianet, ne Shtator te vitit 1998 Qeveria e Serbise formoi Qeverin e perkoheshme te Kosoves ne perberje edhe perfaqesuesit e bashkesive nacionale ku krahas perfaqesuesve te tjere emroi edhe Qerim Abazin Minister ne emer te Egjiptianeve kosovare.

Ne Shkurt te vitit 1999 u mbajte Konferenca nderkombetare e Rambujes dhe Parisit te Frances per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.
Ne kete Konference moren pjese te gjithe perfaqesuesit e bashkesive nacionale te Kosoves ne perberje te Delegacionit shteteror, e ne kete Delegacion ishte edhe i ndjeri Qerim Abazi ne emer te Egjiptianeve kosovare, me c` rast per here te pare njoftoi opinionin boteror duke bere internacionalizimin e identitetit egjiptian ne Kosove dhe Ballkan, e qe u angazhuan qe ceshtja e Kosoves te zgjidhet ne menyre demokratike me dialog pa perdorimin e dhunes, per jete me te mire te te gjithe qytetareve me te drejta te barabarta, ne menyre qe ne rajon te ruhet multietniciteti dhe multikulturalizmi.
Edhe ne kohet e fundit te jetes se tij edhe pse ishte ne gjendje tejet te veshtire shendetsore, Qerimi nuk ndali aktivitetin e tij kushtuar qeshshtjes kombetare.

Ashtu qe te Merkuren me 23.07.2014, Naten e Kadrit te Muajit te Shenjte te Ramazanit ndrroi jet Qerim Abazi ne Singen te Gjermanise prane familjes se tije. Vorrimi i te ndjerit u be ne varrezat e Fushe Kosoves ku ishin prezent edhe intelektualet e patriotet e rangut me te larte te levizjes egjiptiane nga Kosova e me gjere. Vdekja e te ndjerit u prit me dhimbje te thell si nga familja e poashtu nga veprimtaret e levizjes egjiptiane ne Kosove /Ballkan dhe Diaspore
Qerim Abazi qeshtjes kombetare ia kushtoi pjesen ma te madhe te jetes se tij, e ishte i paluhateshem dhe i patrembur kundrejt te gjitha stuhive te jetes dhe kohrave te veshtira.

Ai eshte Legjenda e perfaqesimit dhe nderkombetarizimit te egzistences se komunitetit ballkano-egjiptian 
Ai ishte ADN-ja e hallkes se zinxhirit te gjate te rruges se veshtire te Kauzes se komunitetit ballkano-egjiptian, i cili do na mungoje shume.
Po fati i njerzëve si Qerimi edhe në largimin e tyre,…,rriten ,…,bëhen më prezent,…,japin mesash,…,dhe kalojn në figura të pa vdekshme për Gjenerata të reja të Egjiptianëve të Kosovës si dhe tërë Ballkanit dhe bëhen Histori.
I ndjeri Qerim Abazi tek ne do të mbetet gjithmon EMBLEM E EGJIPTIANËVE BALLAKNIK.


Vllezer dhe motra per veprimtarin e legjendarit tone, ne munde te flasim nje kohe te gjate, por kjo dhimbje e madhe qe na tronditi te gjitheve, nje pjese te veqante e tronditi Konstanzin dhe teitorin tij afer sepse ne ishim bashkepuntoret e te ndjerit Qerim Abazit. Ndarja fizike e te ndjreit Qerim Abazit edhte nje humbje shume e madhe, e pazavendesueshme per tere komunitetit tone, per tere ballkanin,Malin e Zi, Serbin, Kosoven, Maqedonin, Shqiperin, dhimje te veqant kishim edhe ne ne Konstanz se kishim fatin te ndjerin ta njoftojm dhe te punojm se bashku.
Vizioni, patriotizmi, guximi dhe ideja e Qerim Abazit ne rrethin tone kishte nje rendesi shume te madhe ne aktivitettin dhe punen tone, ku une me shoket e mi u insirojshum me patriotizmin e tij te ndjerit qe kishte per popullin e vet. I ndjeri gjate vizitave te tija para lufte qe i bente gjithe here ne mendje dhe ne zemer kishte popullin e vet ku na tregonte se eshte duke ardhur nje kohe shume e rrezikshme per popullin tone, ku do te vinte ndoshta nje egzotus dhe katakrizem per popullaten tone, prandaj gjitheher punonte qe ta mobilizij popullin e vet, ta pragaditke dhe shpetonte popullin tone duke e ruajtur gjitheher identitetin kombetar, politik, aktual social e te gjitha pikat e njeriut qe duhet ti kete. Erdhi Rambueja, skem qka te flasim por do te flet historia. Erdh lufta e Kosoves, Qerimi dha nje kontribut te paharruar ku e shpetoj popullaten e vet nga egsotusi i papershkruar.
I ndjeri Qerim Abazi qe nga themelimi i shoqates sone ka dhane nje shembelltyre qe kurr nuk do te harrohet. Qerimi kurr nuk do te vdes sepse vepra e tij eshte histori e popullit tone.
Emri dhe vepra e tij do te shenohet me shkronja te arta ne historin e kombit tone. Ngushllime familjes se te ndjerit, e ishalla allahu e ka shperbly me xhehnet. Falemnderit.
Shemsi Kopili, antar i kryesis se IRDK-es, dega ne Gjermani

Te nderuar motra dhe vllezer, e nderuara familja Abazi pranoni ngushllimet e mia te sinqerta me rastin e humbjes se vllaut tone Qerimit. Mua me falni per shkak te emocioneve ndoshta nuk do ta zgjati fort...mirpo veprat e Qerimit nuk do te harrohen asnjeher, sidomos kur une isha me te ne dekadat e fundit qe kurr Kosoven se kisha njohur deri me ateher, mirpo me Qerimin shetitem tere Kosoven duke udhezuar popullin tone njeher e pergjithmon qe te ndahemi nga nje popull qe na quanin rom, qellimi yne ishte qe te mos jemi rom e te marrim identitetin tone te cilit i perkasim...kete e kishte ne zemer Qerimi, mu per ate e shtyri edhe ne Rambuje te shkoj vetem e vetem ti tregoj opinionit se ne nuk jemi rom, ne jemi egjiptian, prandaj edhe ne kerkojm te drejtat si te gjith popujt tjer. Me Qerimin kam perjetuar shume qaste te mira por besa edhe te veshtira sepse kemi pas nje popull i cili ma shume nuk na besonin se qe na besonin.....per shkak te emocioneve une spo mundem me e zgjat, e familjen e Qerimit e ngushlloj per humbjen e nje patrioti te madh, beje porosi qe djemt e Qerimit te mburren e te jene krenar se qfare babe paten, sidomos edhe ne populli e shoket e tij mburremi se patem shteti i cili e nderkombetarizoi qeshtje tone egjiptiane. Edhe nje here ngushllimet e mia me te sinqerta oer burrin e madh qe e patem.Allahu e bekoft Qerimin, Allahu e dhuroft me xhenet Qerimin jara bilale emin.
Njeherit me lejoni te ju lexoj nje telegram ngushllimi nga IRDK-ja e Kosoves nga zotriu Xhevdet Neziraj, i cili ka qu nje telegram shume te shkurte meqense ka marr pjes edhe ne
Fushe Kosove ku thote:
Fillimisht pranoni ngushllimet e mija dhe te Kryesise se IRDK-es per veprimtarin dhene qeshtjes sone kombetare te Qerim Abazit. Une bashke me Kryesin e IRDK-es ishim ne ngushllime ne Fushe Kosove, prandaj pranoni ngushllimet familja Abazi dhe tere shoqeria egjiptiane.
Daut Luboja, Kryetar i LEK-ut ne Zvicer

Shumë e respektuara familja e Qerimit, Shoqata Kleopatra, Znj.Robertina Aushuri, Dr.Rubin Zemon, Zt.Behar Sadiku, Dega e IRDK në Gjermani dhe ju të gjithë pjesmarrës në këtë tubim komemorativ
Në emër timin personal dhe Shoqatës të Egjiptianëve të Kosovës në Zvicër ju shprehi ngushllimet më të thella me rastin e ndarjes nga veprimtari i shquar i kombit Egjiptian ballkanik Qerim Abazi
I ndjeri Qerim Abazi ,ishte një figur shumë e rëndësishme , për popullin Egjiptian të Kosovës dhe të Ballkanit sepse tër jetën e vet, punoj dhe veproj për qështjen tonë Kombëtare.
Njerëzit nuk i bën Patriot vdekja, por jeta dhe vepra e tyre, andaj vepra e bacit Qerim do të përmendet me shekuj nder gjeneratat e reja.
Ai do t’ju mungojë familjes, neve. Do t’i mungojë kombit tonë, por vetem fizikisht sepse vepra dhe ideali i tijë kombëtar është dhe mbetët obligim për neve shokëve të veprimtarisë dhe idealeve synim i vazhdueshëm për tu realizuar.

Baca Qerimi punoi në kohët më të vështira , punëtor i madhë dhe i sinqert. por mbi te gjitha ishte edhe besnik i pashoq. Ishte shembull për të gjith neve se si duhet dashur familjen, shoqërin, dhe kombin. Baca Qerim sikur edhe shumë qytetarë tjerë vendosi të qëndroj më shumë në Beograd, mirepo asnjëher nuk u largua nga çështja kombëtare. Edhe atje i kushtoj shum rëndësi Identitetit Egjiptian edhe pse atje e kishte më vështir nga provokimet e regjimit të atëhershëm .-AI E KISHE NJË GUXIM TË PASHOQ.
Baca Qerim, të faleminderit për të gjitha, jemi krenar që të kemi njoftë, jemi krenar që ishe me ne në kohën e fundit, edhe pse gjendjen shëndetësore e kishe shumë të keqësuar, ti pranove të takohesh me ne, me pa durim dhe kurr nuk u ankove.
Të qoft dheu i leht i Kosovës. L A V D I. Ju falemnderit

Qel Kikaj, antar i kryesis se LEK-ut ne Zvicer

E nderuara Familja Abazi, Të nderuar të pranishëm
Për herë të parë po takohemi në një tubim e në mesin tonë nuk gjendet Qerim Abazi.
Jemi mësuar që në qdo rast ta përqafojmë, ti dëshirojmë shëndet të mirë, të konsultohemi për qdo gjë që ka liria mendore dhe e drejta njerëzore për të qenë ai që duhet të jesh. Nuk na mbeti tjetër pos që ta ngushëllojmë njeri-tjetrin për idealistin dhe patriotin tonë Kombëtarë Qerim Abazin. Ai sot nuk është në mesin tonë fizikisht, por është në zemrat tona  përjetësisht. Mendimet dhe idetë e tij do të jenë udhërrëfyes i ardhmërisë për identifikim të qështjes Nacionale të asaj Egjiptianë Ballkanik.
Ai tërë repertuarin mendorë e shfrytëzoj për Popullin e tij, për drejtësi dhe barazi në Kosovë. Qdo herë ishte në shërbim të popullit.
Shumë herë jemi takuar dhe kemi biseduar për mirëqenien e Egjiptianëve Ballkanik, për problemet dhe varfërinë e Familjeve tona në Shtetet e Ballkanit. Por Qerimi gjithëmonë thoshte se varfëria është kaluese,ndërsa Identiteti Kombëtarë është i përhershëm.
Edhe sot ne ende ngurrojmë të thirremi në Egjiptianizëm. Nëse nuk ke identitet, nuk je i përfaqësuar askund thoshte  Qerimi.
Ndihma çfarëdo qoftë ajo nuk vjen vetëvetiu dhe nga i huaji, por ndihma kërkohet nga i yti dhe vie nga njerëzit e tuaj thoshte Ai.
Kurrë nuk e pashë të hidhëruar, gjithmonë ishte entuziast për liritë dhe të drejtat  njerëzore. Edhe kur të tjerët na sulmonin me ndonjë paragjykim, Qerimi me gjakëftohtësi gjente një mendim adekuat të qështjes. Gjithmonë jam konsultuar me te për problemet dhe politikat ditore Kosovare.Unë kisha fatin që të takohem shpesh me Qerimin.
Ne ndihmuam njëri-tjetrin në shumë raste të personifikimeve dhe qendrimeve dualiste të veprimtarëve të qështjes së Egjiptianizmit.
Qerimi ishte dhe mbetet një vizionarë largëpamës i qështjes sonë Kombëtare.
Ai do të jetë simbol dhe shembull për shumë gjenerata të ardhëshme se si duhet të mbrohet populli nga padrejtësitë dhe paradoksi koherent i ngjyrave njerëzore.
Ishte pacifist dhe ndërmjetësues i situatave të palakmuara të rastit. Familja Abazi është e nderuar nga krijuesi i ynë që në mesin e tyre lindi, jetoi dhe veproi Qerim Abazi.
Ne bashkëveprimëtarët do ta nderojmë dhe përkujtojmë përjetësisht mundin dhe vepren e Qerimit.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës.......Amin
Robertina Ashouri, Kryetare e UBE-se per Evropen Perendimore

Te nderuara Zonja dhe zoterinj, E nderuara Familje Abazi, Te nderuar egjiptjane,

Emri dhe veprimtarija e Cerim Abazit, si dhe kontributi i tij per Levizjen e Egjiptjaneve eshte i paharueshem dhe dignjitor.

Cerimi eshte nje nder pioniret te Pare te levizjes egjiptjane ne ish Jugosllavine dhe ne Kosove.
Takimi im i Pare me Qerimin ishte ne Gjermani,mbas krijimit te Unionit ballkano Egjiptjan ne e.p.dhe mbas ardhjes se tij ne egzil me Traumen qe e kishte perjetuar ne vendlindjen. I trongitur nga ngjarjet aktuale politike ne Kosove kerkonjim se bashku zgjedhje te pershtatshme per refugjatet egjiptjane nga Kosova te cilet gjendeshin me se tepermi ne Gjermani.
Ne ate kohe nuk ishte lehte me perballuar konfuzionin i cili egzistonte ne opinionin te pergjithshem gjerman se si egjiptjanet ashtu edhe ashkalijet i perkasin grupit te madh te Romeve. Pjesemarrja e shumehershme ne takimet ndermjet shoqatave dhe Institutioneve qeveritare gjermane e sqaruan kete konfuzion.
Egjiptjanet u bene realitet ne Evrope, ashtu si qe u bene per here te Pare realitet me pjesemarjen e Qerimit ne Rambuje.
Ai e mbante baren e madhe ne vete per arsye te moskuptimit te kesaj pjesemarjeje e cila per levizjen egjiptjane ishte hapi me i madh historik i cili per here te pare e beri publik se ne Kosove jetojne egjiptjanet dhe se jane realitet e jo pralle e bere nga politikanet serb. Edhe pse lufta ne Kosove ishte nje nga ngjarjet me te keqija qe Kane perjetuar minororitet dhe egzodusi me i madh i egjiptajneve nga Kosova , nga Aspekti tjeter kjo ishte nji Oportunitet qe gjeneratat te reja qe vine mbas nesh te riten dhe te edukohen ne Evropen ku nuk ka dallim ne Nationalitete, ngjyre ose perkatesi religjioze. Ketu femijet te gjenerates te re riten pa brengat te turpit qe na kane shtrenguar ne dhe gjenaratat para nesh...jane te lire te edukohen dhe te behen ajo intelegjence e cila na nevojitet per te na ngritur me larte se niveli i tradicionit...por sigurusht nuk duhet te harojne se kush jane dhe prej ku ...dhe se nuk duhet te harojne se emri balkano egjiptjane eshte emer i cili mbahet dhe tregohet me krenari.
Ai emer mban ne vete jeten dhe djersen e pionireve tane si qe ishte Qerimi . Me ne fund dua te them se sot Edhe pse jetojme pa pioniret te levizjes egjiptjane si qe jane: Nazmi Arifi,Cerim Abazi, Rahman Miftari,Muj Cakolli,Ibish Bajrami, Hysni Zemoski, Veselj Kadrolli,Feme Hajra,Mal Krasniqi,Syl Kerri, dhe shume te tjere, gezohemi qe e kemi pasur fatin te jetojme ne kohen e ketyre madheshtoreve, dhe qe e kemi pasur mundeseni me ta se bashku te krijojme nji faqe te historise.

Behar Sadiku, Kryetar i Shoqates Egjiptiane "NEFRETA" Tirane-Shqiperi

Pershendetje te gjitheve, ...nuk eshte lehte te merr pjes ne nje takim te tille, qe ka te bej me shpirtin, ka te bej me gjith te degrandin potencialin intelektual , dhe ate akt qe une jam shume i emocionuar nga shoqata kleopatra qe diti te ndal ne nje moment te caktuar edhe pse shume para Qerim Abazit jane larguar nga jeta, ky eshte nje fillim i mir i nje pjekurie intelektuale i njerzve qe drejtojn kete shoqate dhe ka qene domosdoshmeri edhe me perpara sepse historin e kemi patur por nuk kemi ditur te ndalemi. Rasti i te ndjerit Qerim Abazit eshte njekohesisht miku im, vllau im, shoku im i idealit te perbashket te kauzes se madhe Ballkano-Egjiptiane.
Une jam artist prej detyre por...artistet i shoqerojn emocionet perndryshe artistet nuk jane arstist, artistet provokojn, dhe keto diskutonte edhe i ndjeri Qerim Abazi.
Ai ishte i but ne komunikim, ishte njeri qe dinte te komunikonte ne nje takt qe te bente per vehte, por mbrenda tij ishte nje vullkan i ter qe shqetsoheshte trazohesheshte ne momente te caktuara atehere kur gjithmon me kerkonte Behar dua te bisedoj diqka me ty, ti me frymezon dhe une dua ta ndaj kete vullkan me ty gjysme per shqiperi e gjysme per kosove dhe per gjith kauzen Ballkano-Egjiptiane.
Ishte i bute se ishte baba, kishte tri goca dhe dy djem. Ishte burr se kishte nje grua te cilen e donte jashte mase, her pas here fliste per te, ama ishte vullkan sepse e shqetesonte kauza ballkano egjiptiane per te gjith ballkanet qe keta njerez me nje histori qe ai e njifte shume mir donte qe keta njerez te beheshin me dinjetet edhe pse dinjeteti i tyre kishte rene per tok historikisht ose ishte hedhur balt dhe pluhur mbi kete komunitet, mbi kete hisori, ai donte qe ta evidentonte.
Ishte ai njeri qe merrte guximin ne mes te nates ne mes te luftes te vinte te ishte prezent neper mbledhjet tona te Unionit Ballkano Egjiptian. Ne nje rast te cilin une se largoj nga kujtesa kur ka ardhur ne 2 te nates, mbrriti per nje mbledhje tonen te Unionit Ballkano Egjiptian, kishte kaluar male te tera ne erresir dhe u tregua shume i kujdeseshem qe nje mik i yni te largoheshte ateher i tha mos kalo nga kjo ane sepse ka te shtena pushkesh, do te vrasin. Pra ishte shume i kujdeseshem, ishte njeri shume dimensional, vepra e te cilit neve sot na ben qe ne te bashkohemi edhe me teper mes njeri tjetrit. Ne te jemi te vetedishem per te gjitha sakrificat dhe kontributin qe jep qdo individ nga neve per sado pak per qeshtje ballkano egjiptiane dhe ky qendrim sot eshte nje pjekuri,nje maturi, nje pjes intelektuale e mentalitetit qe ne duhet ta kemi per me mbrapa. Pra duhet filluar te shkruhet historia jone e Ballkano-Egjiptianeve. Pome kujtohen edhe raste te tjera te cilat familja Abazi pas lufte nuk ka qene e qetur.
Nese Qerim Abazi luftoj forte e dha kotributin e vet per nje ideal te caktuar, mes nesh dhe . . . . . . . kliko dhe lexo tekstin e plote
Dr. Rubin Zemon, Sekretar i pergjitheshem i UBE-se

E nderuara familja e zt.Qerim Abazit,
Te nderuar organizator, Shoqata Kleopatra dhe Shoqata LEK-u nga Zvicra
Te nderuara zonja dhe zoterinj

Sigurisht se jemi shume te emocionuar ne kete takim sot te flasim per Qerimin, i cili per rastet e tija jane folur shume fjale dhe sigurisht se eshte shume veshtir qe te gjejm fjale diqka qe nuk eshte thene. Une jam shkenctar, nuk jam artist si Behari qe aq bukur ne menyre artistike dhe Robertina shume bukur ne menyre emocionale dhane disa nga memoaret ne lidhje me Qerim Abazin.
Mua qe me interesojn jane faktografia, argumenentet, dokumentet.
Sigurisht se Qerim Abazi nuk eshte vetem figur historike per egjiptianet e ballkanit ose ballkano-egjiptianet me sakt, eshte figur historike edhe per Kosoven, Serbin, gjithe Ballkanin dhe gjithe Evropen. Pse per Evropern ?
Ashtu siq tha edhe Behari, ai ishte nje vullkan mbrenda, ai kishte fuqi ate vullkan te tregoje ne Rambuje dhe te ju japi nje shok te gjith gazetarve qe ishin atje, te tregoj se ne Ballkan jetojne me shume se nje qind mije ne Kosove ballkano egjiptian. Dhe shume sot e kontestojn pjesmarrjen e tij ne Rambuje, sigurisht se historia do te tregoj te verteten...ate qe e dime ne sot, ate qe sot e gezon Kosova, qe gezojn egjiptianet e Kosoves eshte drejtperdrejt merit e Qerim Abazit se ate qe ne kushtetutetn e kosoves eshte sot vendi i rezervuar ne Parlament, ishte diskutuar ne Rambuje ne dokumentet, dhe pamjet e saj qe sot eshte Kushtetuta e Kosoves 90% ishte dokumenti i Rambujes. Pra vetem aty shiqojm vleren e madhe sa sakrificen qe e beri familja e Qerim Abazit dhe vete Qerim Abazi per kauzen Ballkano-Egjiptiane. Ashtuqe per kete fakt duhet ta nderojm Qerim Abazin, dhe te gjithe ata qe e kritikojn se pari duhet te mendojn mire ..a kane merit ata te diskutojn per Qerim Abazin, i cili eshte per mua nje figure legjendare mitologjike per kauzen.
Fakti i dyte eshte se Qerim Abazi eshte iniciatori i levizjes egjiptiane ne Kosove qe shume pak e dine ashtu qe edhe do te dali libri momoaret e Qerim Abazit ku da ta din publiku edhe me gjere. Shtepija e tije ne Prishtine ne Kosove ishte zyra ku mblidheshin te gjitha nenshkrimet. Aty u mblodhen 40 mij nenshkrime qe me kerkesen nga Enti Federativ te Jugosllavise te hapet grafa e egjiptianeve ne ish Jugosllavi. Pra shtepin e tij e kishte bere zyre dhe . . . . . . . . kliko dhe lexo tekstin e plote
Qamil Deliu, antar i IRDK-es dega ne Gjermani

- - - - - tekstin do ta publikojme gjate diteve te ardheshme - - - - -
Ne vazhdim u lexua:
- telegrami i derguar nga nenkryetari i IRDK-es, Bislim Hoti, . . . . . . . kliko dhe lexo,
- telegrami i derguar nga kryetari i PLE-s, deputet ne Parlamentin e Kosoves, Veton Berisha . . . . . . . . . . kliko dhe lexo,
- telegrami i derguar nga Sadedin Deliu-Patrioti. . . . . . kliko dhe lexo
- u be prezentimi i disa fotografive nga veprimtaria e te ndjerit . . . . . . . . . . kliko dhe shiqo fotot
Ne emer te familjes Abazi, te pranishmit i pershendeti Ekrem Abazi, djali i te ndjerit.

Musafire te nderuar,
Zonja dhe Zotrinje,
Te nderuar bashkekombas egjiptiane

Ne emrin e familjes Abazi kam nderin t´ju pershendes dhe t´ju falenderoj per pjesmarrjen e juaj ne mbledhjen komomorative kushtuar babait Qerim Abazit.

Falenderoj Kryesine e Shoqates Egjiptiane „Kleopatra“, Lidhjen e Egjiptianeve nga Zvicra, Shoqaten Egjiptane nga Albstadt Ebingen si dhe degen e Partsise sone Egjiptiane Iniciative e Re Demokratike e Kosoves, te cilet ne shenje respekti per veprimtarin e Qerim Abazit kushtuar levizjes sone ballkano-egjiptiane morren vendim te perbashket per organizimin e kesaj mbledhje komomorative.
Per prezencen e tyre falenderoj gjithashtu prof.dr. Rubin Zemon, sekretarin e pergjitheshem te Unionit Ballkano Egjiptian nga Maqedonia, zonjen Robertina Ashuri, Kryetaren e Unionit Ballkano Egjiptian per Evropen Perendimore.

Prezencea e Behar Sadikut, Kryetarit te Shoqates „Nefreta“ nga Shqiperia ne kete mbledhje komomorative kushtuar Qerim Abazit, eshte per tu pershendetur dhe vlersuar larte. Ishte deshir e Qerimit, qe diaspora egjiptiane te njoftohet me Behar Sadikun, siq thoshte ai: do te do te njoftoheni me Beharin me nje patriot te pazevendsueshem dhe intelekrual te rangut te larte shume dimenzional. Falenderoj per pjesmarrjen te gjithe musafiret tjere prezent.

Sot e shof te aryesheme te ceki nje citat i marrur nga librin i autorit Qerim Abazi i cli pritet te botohet, ku te nder te tjera cek:
Ne fund dua ta falenderoj familjen time, ne pergjithesi Familjen Abazi e cila eshte viktima me e madhe e angazhimit tim ne Levizjen e Egjiptianeve ne Kosove dhe Ballkan, qe perjetuan dhe pesuan shume, por gjithmone krenar e me vetedije te plote kombetare, me dashuri te flaket per identitetin tone kombetar egjiptian me respektuan dhe mbeshteteten ne te gjitha aktivitetet e mia kushtuar levizjes sone egjiptiane.

Mbajtja e kesaj mbledhje komomorative tani ketu ne Diaspore e siq ishte edhe rasti i mbajtes se mbledhjes komomorative ne Kosove me vete prezencen e figurave me te larta patriotike e intelektuale si dhe aktivisteve te flaket te levizjes sone, eshte nje shembull se edhe ne si popull kemi vetedije kombetare dhe dime ti qmojme patriotet e vlerat kombetare, ku ne kete menyre edhe shkruajm historine tone.
Familjarisht jemi te knaqur se i ndjeri Qerimi edhe sa ishte gjalle gezonte respekt te madh nga aktivistet egjiptiane duke e respektuar kohe pas kohe me vizita, e telefonatat ishin te shpeshta ku knaqej me bisedat rreth veprimtaris egjiptiane.
Enderra e Qerimit u realizu me pranimin e minoritetit egjiptian ne kushtetuten Kosoves fale aktivitetit te intelektualeve e patrioteve ne Kosoven e pasluftes, qe ishte frymzim nga gjeneratat e para. E ate te cilet mendonin se ishte i maipuluar....vete ata e pranuan.

Ne emrin e familjes Abazi
bashkepuntoreve te te ndjerit Qerimit iu shprehi ngushllime.


Mbledhjen komomorative para se ta mbyllte Qel Neziri i njoftoi te pranishmit, se pas shume konsultimeve ne mes te pjesmarresve ne lidhje me titull nderi qe ti ipet te ndjerit per veprimtarin e palodheshme te kushtuar popullit tone egjiptian ne te gjitha koherat ne Kosove e Ballkan, pas propozimeve te shumta nje nder propozimet ishte ai i Behar Sadikut qe i ndjeri te nderohet me titullin:

Idealist dhe Patriot i Kauzes Ballkano-Egjiptiane
Te pranishmit vendosen qe keto propozime te shqyrtohen dhe te mirret vendim ne Kongresin e ardheshem i cili pritet te mbahet.
Edhe pse me vones por plotesisht me arsyetim, ketij tubimi kah fundi iu bashkangjiten edhe Murteza Krasniqi, Isuf Sadiku dhe Sami Radi,
te cilet poashtu i dhane nderimet e fundit te ndjerit Qerim Abazit.

Isuf Sadiku, antar i kryesis se LEK-ut, Zvicer
Me rastin e mbledhjes komomorative te Qerim Abazit,
deshiroi qe edhe une Isuf Sadiku ti them disa fjale te cilat i takojn ketij rasti.
Qdo popull i ka bijet e vet me te cilet mburret, te cilet e kane shkru historin e
atij populli dhe te cilet e kane trasu rrugen e atij populli.
Qerim Abazi e ka shkru historin e popullit tone.
Qerim Abazi ka luftu per qenien, per qeshtjen dhe per te ardhmen tone me te gjithe familjen e tij. Une mendoj qe ne duhet te mburremi dhe te jemi krenar qe edhe populli jone dha kesi biri i cili u angazhau per te ardhmen e popullit egjiptian. Lavdi i qofte Qerim Abazit.

Murteza Krasniqi,
Kryetar i Shoqates Egjiptiane nga Albstadt-Ebingen

Me rastin e mbledhjes komomorative per zt. Qerim Abazin jemi shume te knaqur
me ardhjen e z. Rubin Zemon dhe Behar Sadikut nga Shqiperia.

Ne sot qe jemi ardh...dhe kemi per qka jemi ardh. Qerimi ka qene e eshte per mu personalisht nje hero i popullit se prej fillimit e deri ne mbarim ai ka punu shume per egjiptian,

Ishalla allahu e ka qu ne xhenet.

Sami Radi, antar i kryesise se LEK-ut
Te nderuar vllezer, motra egjiptian
Sot u mbajt mbledhje komomorative per vepren dhe veprimtarin e Qerim Abazit qe ka dhane per kete popull.
Une edhe ne shkrimet e mija edhe sot ketu pasi ishe ne munges pjesen komomorative e kam thane qe veprimtaria
e Qerim Abazit, vepra e tij eshte aq e madhe sa qe une si veprimtar, pasardhes i tij nuk mund me kete intervist te shkurt ta perthekoj as qe kam ndermend, por kesaj veprimtarie dhe ketij veprimi te Qerim Abazit i perkulem dhe e kam si udherrefyes per veprimtarin time te ardheshme.
Por ajo qe mu me ka lane pershtypje ne Qerim Abazin eshte se siq e kam cek edhe ne shkresat e mija eshte se Qerim ka ardh ne kete bote si njeri siq vim te gjithe, ka jetu si njeri siq nuk jetojm te gjithe dhe eshte largu si njeri.
Pra Qerim Abazi dhe shume veprimtar qe si kem ne mesin tone sot edhe me vdekjen e tyre jane shume prezent, edhe me vdekjen e tyre japin mesazh, edhe me vdekjen e tyre rriten. Keta do te jene baza kombetare per gjeneratat tona te ardheshme dhe do te sherbejn per identitetin e femijeve tone si histori e mbetur e pakontestueshme e popullit tone.
Qka mund te them tjeter per Qerimin eshte se Qerimi ka qene me vlera shume te nalta njerzore.
Qerimi jeten e ka nda me te tjeret, jeten ia ka dhuru te tjereve dhe ne fund edhe me vdekjen e tij eshte duke kontribu ne ardhmerin e identitetit, dinjitetit te femijeve tone.
Qofte i perjeteshem kujtimi per Qerimin, qoft i perjeteshem kujtimi per te gjithe veprimtaret qe nuk gjinden ne mesin tane.


Pas perfundimit te mbledhjes komomorative
te pranishmit filluan me mbledhje ashtu siq ishte e parapar, ku nder tema te tjera rendesi te vaqant i dhane mbajtjes se Kongresit, ku edhe me anen e votimit zgjedhen Keshillin Organizativ te Diaspores te cilit iu dhane kompetencat per organizmin e Kongresit, te perbere nga:
Qel Neziri, Ekrem Abazi dhe Jahir Zymberi, i cili keshill pritej qe ne te ardhmen te plotesohej me antar nga shtetet tjera te banuar me pjestar te komunitetit Egjiptian.
.
foto nga mbledhja e mbajtur foto


Keshilli Organizativ: Behar Sadiku, Qele Neziri, Rubin Zemon,
Jahir Zymberi dhe Ekrem Abazi
Disa foto nga mbledhja komomorative



Qel Neziri dhe Jahir Zymberi - foto gjate organizimit te mbledhjes komomorative
Telegram ngushellimi
kliko ne foto dhe lexo telegramin ne origjinal
perkthyer ne gjuhen shqipe
         




Me daten 24.12.2014 - * Materialin e pregaditi dhe publikoi admin. - Ekrem Abazi *